Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE, ndaj personite te trete, subjekti: ''ITALKROM 2000” Shpk

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.41/216 Akti                                                                                              Tiranë më 15.11.2021

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:          Për njoftimin me afishim publik për subjektin “ITALKROM 2000” Shpk.       

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është sjellë për gjykim kërkesa penale me:

KËRKUES:       Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI: Konfiskim pasurie sipas aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020 për “Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike”, ndaj subjektit Orges Jahelezi.

Në seancën gjyqësore të datës 15.11.2021, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të subjektit “Italkrom 2000”, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 07.12.2021, ora 12:00 nëpërmjet depozitimit a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI