NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PER Emilian Shega etj.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 91 akti
Data e regjistrimit 06.05.2022
SHPALLJE
NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 91 akti, datë 06.05.2022 regjistrimi, që i përket.
KËRKUESE: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
OBJEKTI: Konfiskim i pasurive.
KUNDËR SUBJEKTIT: Emilian Shega
PERSONA TË LIDHUR: Gentian Hoxha (Shega)
Emine Shega
Petrit Shega
PERSONA TË TRETË: Erjon Koxha
Maksim Koxha
Rustem Koxha
BAZA LIGJORE: Aktit Normativ nr. 1, datë 31/01/2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.
Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 02.06.2022, ora 10.00.
Mbi bazën e shortit të zhvilluar pranë kësaj gjykate, kjo çështje shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Nertina Kosova (Kryesuese), Saida Dollani(Anëtare) dhe Engert Pellumbi (Anëtar).
Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5 të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni palët për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi.
Një kopje e kësaj shpallje vendoset në këndin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme Apeli, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në website të gjykatës.
Tiranë, më 16.05.2022.
KRYESUESE E KOLEGJIT
Nertina KOSOVA