Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PER personin e trete kerkuesi Bardhok JUSHI.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr. Regj.Them.100.

Dt. Regj.19/05/2022                                                                                                   Dt.Vendimit 23/05/2022

Vendim

i caktimit të datës dhe orës së gjykimit

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është regjistruar kërkesa e kërkuesit: Bardhok Jushi, administrator i shoqërisë “Jushi Konstruksion 95” shpk me nius K08502520D, dërguar nëpërmjet shërbimit postar më datë 17/05/2022 dhe mbërritur/depozituar më datë 19/05/2022 në këtë gjykatë.

Objekti: Ndërhyrje në proces me cilësinë e personit të tretë në çështjen nr.74 regj.them, datë regj.12/04/2022  me palë: Kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Kundër: Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga dhe me Objekt: Konfiskim pasurie.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile(pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit znj.Daniela Shirka & znj.Igerta Hysi, të caktuara sipas shortit të datës 20/05/2022

Caktoj:

datën 03 Qershor 2022 dhe orën 12o0 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.100 regj.them., dt.regj.19/05/2022 me

kërkues:  Bardhok Jushi, administrator i shoqërisë “Jushi Konstruksion 95”, me seli në Rrëshen Mirditë.

Objekti:       Ndërhyrje në proces me cilësinë e personit të tretë.

në selinë e Gjykatës së posaçme të Apelit për Korrupsinin dhe Krimin e Organizuar, salla 1, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

      GJYKATËS

DHIMITËR  LARA