Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: 1. Armand/Edmond Marku; 2. Ledio/Gerti Hallkokondi/Marku; 3. Petro Branko; 4.Marta Branko; 5. Sandër Doda 6. Dorina Doda; 7. Angje Marku; 8. Prend Marku.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Regj.Them.20.

Dt. Regj.09/01/2024                                                                                                       Dt.urdhërimit 19/01/2024

Vendim

i caktimit të datës dhe orës së gjykimit 

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimet:

Apel: z.Sandër Doda & Dorina Doda nëpërmjet av.Arben Peci, ndaj “vendimit n.25, datë 06/09/2023 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, paraqitur në datë 06/11/2023 në Gjykatën që ka shpallur vendimin.

Apel: z.Petro Branko & Marta Branko, nëpërmjet edhe av.Ardian Leka ndaj “vendimit n.25, datë 06/09/2023 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, paraqitur në datë 08/11/2023 në Gjykatën që ka shpallur vendimin

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile(pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit znj.Nertina Kosova & z.Engert Pëllumbi, të caktuar sipas shortit të datës 10/01/2024, relatorit që ka gjykuar ‘sekuestron’,

Caktoj:

datën 07 Shkurt 2024 dhe orën 1100 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.20 regj.them., dt.09/01/2024 me

Kërkues:              Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurore znj.Enkeleda Millonai;

Kundër:               1. Armand/Edmond Marku;  2. Ledio/Gerti Hallkokondi/Marku;  3. Petro Branko;  4.Marta Branko;  5. Sandër Doda  6. Dorina Doda;  7. Angje Marku;  8. Prend Marku.

me Objekt:      kundërshtim i ‘konfiskimit’ të Pasurisë nr. 23/21, volumi 4, faqe 103, zona kadastrale 8642, Sarandë, në zonën ‘Turizëm kanali i Çukës’, e llojit truall, me sipërfaqe totale 688m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, aktualisht hotel Harbour, në pronësi të shtetasit Petro Branko;  Pasurisë me nr. 23/15, zona kadastrale 8642, faqe 79, Sarandë, në zonën ‘Turizëm kanali i Çukës’, me sipërfaqe 688 m2, e llojit “truall”, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të, në pronësi të shtetasit Petro Branko; dhe Pasurisë së paluajtshme njësia me numër 6/1236-N2, me sipërfaqe 51m2, zona kadastrale 8310, e regjistruar në volumin 7, faqe 199, rruga Don Bosko, Tiranë, aktualisht e regjistruar në emër të shtetasit Sandër Doda dhe e bllokuar për llogari të bankës OTP Albania,  caktuar me vendimin 25, datë 06/09/2023 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

në selinë e gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

  • Në zbatim të §5/1, të nenit 460 të Kodit të Procedurës Civile palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para shqyrtimit të çështjes – pra deri më datë 02 Shkurt 2023 – të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe në kundër ankim.

      GJYKATËS

DHIMITËR  LARA