Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Andrea Ajasllari dhe Arjan Ajasllari

Logo koka dokumentit

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 140 Regj. Themeltar                                                                  

Dt. Regj. 12.09.2023                                                             Data e urdhrit 14.09.2023

  U R D H Ë R   T H I R R J E

Kryesuesja e Kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kolegj i krijuar sipas shortit elektronik nga gjyqtarët: Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova (anëtarë), duke konstatuar se në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimi/apeli i Andrea Ajasllari dhe Arjan Ajasllari ndaj vendimit nr.18, datë 26.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në zbatim të nenit 24, pika 3 të Aktit Normativ nr.1./2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër Terrorizmit, Krimit të organizuar, Krimeve të Rënda  dhe konsolidimit  të Rendit e Sigurisë Publike’,  i lidhur me nenin 460 të K.Pr.Civile,

CAKTOJ:  

1. Më datë 12.10.2023, ora 12:00 zhvillimin e gjykimit të çështjes me numër regjistri 140, datë 12.09.2023, që i përket:

KËRKUESE:     Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të                                           Organizuar.

OBJEKTI:            Konfiskimin e pasurisë së subjektit nën hetim pasuror, shtetasit Andrea Ajasllari.

KUNDËR SUBJEKTIT:   Andrea Ajasllari, i biri i Hikmeti-t dhe i Delvine-s, i

datëlindjes 20.06.1975, lindur në Grev-Skrapar dhe banues në Poliçan, përfaqësuar gjatë

gjykimit në shkallë të parë nga avokati Dritan Trifka.

                      

PERSONA TË TRETË:

1. Daniel Ajasllari, i biri i Hikmeti-t dhe i Delvine-s, i datëlindjes 01.03.1978, lindur në

Skrapar, përfaqësuar gjatë gjykimit në shkallë të parë nga avokati Megi Zonja (e caktuar

kryesisht).                                          

2. Arjan Ajasllari, i biri i Hikmeti-t dhe i Delvine-s, i datëlindjes 10.02.1966, lindur në

Skrapar, përfaqësuar gjatë gjykimit në shkallë të parë nga avokati Alfred Bari dhe Saimir

Visha.                                     

3. Fatbardh Ajasllari, i biri i Hikmeti-t dhe i Delvine-s, i datëlindjes 04.04.1969, lindur

në Skrapar, përfaqësuar gjatë gjykimit në shkallë të parë nga avokati Megi Zonja (e

caktuar kryesisht).

4. Artan Gërmenji, i biri i Xhelal-it dhe i Diliko-s, i datëlindjes 23.07.1978, lindur dhe banues në Skrapar, përfaqësuar gjatë gjykimit në shkallë të parë nga avokati Alfred Bari.

5. Artemis Lajthia, i biri i Muharrem-it dhe i Rube-s, i datëlindjes 29.05.1993, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, përfaqësuar gjatë gjykimit në shkallë të parë nga avokati Dritan Trifka.

BAZA LIGJORE:            Akti Normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese

në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda

dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

2.  Referuar pikës 5 të nenit 460 të K.Pr.Civile:

- Njoftimin për ditën dhe orën e gjykimit me shpallje në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-  Njoftimi për ditën dhe orën e gjykimit me shpallje në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

RELATORE
MILIANA MUÇA

 

Urdheri