Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Eglantina Biba, Vito Biba, Davide Biba, Fatime Biba

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 77 Akti                                                                                                           

Data e regjistrimit 19.04.2023

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 77 akti, në datë 19.04.2023 regjistrimi, që i përket.

ANKUES:                  1. Eglantina Biba,

                                    2. Vito Biba,

                                    3. Davide Biba,

                                    4. Fatime Biba.

                                   

ME OBJEKT:           Kundërshtim i vendimit nr. 06, datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 208, datë 09.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke hequr sekuestron vetëm për pasuritë si më poshtë:

- Pasuri e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 43,4m2, me nr. pasurie 4/522/ND, vol. 36, fq. 82, zk 8190, regjistruar me datë 25/05/2017;

- Automjet me targa AA 946 RX, marka BMW, modeli X5, nr. shasie WBAFF41020L121395, ngjyrë gri, kapaciteti 5, në pronësi të shtetases Eglantina Biba.

- Subjekti tregtar me nr. L171409037Q NIPT-i, me emër tregtar Eglantina Biba, person fizik, me aktivitet kryesor “Tregti me pakicë në dyqane jo të specializuara me mbizotërim ushqimor, pije dhe duhan, objekti aktivitetit “market”, me adresë Njësia Administrative nr. 2, kryqëzimi i rrugës “Pjetër Budi” dhe “Kristaq Capo”, në pronësi të Eglantina Biba.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 24 Maj 2023, ora 09:30.

Mbi bazën e shortit të zhvilluar pranë kësaj gjykate, kjo çështje shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova dhe Daniela Shirka (anëtare).

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5, të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi, ankuesit Eglantina Biba, Vito Biba, Davide Biba, Fatime Biba.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në vendin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme të Apelit, një tjetër në vendin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në website e të dyja gjykatave.

Tiranë, më 04.05.2023.

R E L A T O R I

Dhimitër LARA