Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Jasin Kala (Avdyli)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 59 Akti                                                                                                           

Data e regjistrimit 30.03.2023

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 59 akti, në datë 30.03.2023 regjistrimi, që i përket.

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                 Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive:

- Automjet i markës Audi A7, me targë AA777SI, me numër shasie “WAUZZZ4G3BN000988”, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases Edona Kala.

- Automjet i Markës Mercedez Benz S500, me targë AA001BJ, me numër shasie “WDB1400511A191751”, blerë në datë 11.10.2016 nëpërmjet kontratës me Nr. Rep 11840 dhe Nr. Kol 7362.

- Automjet i markës Golf, me targë AA870UU, viti i prodhimit 2005, me numër shasie “WVWZZZ1KZ5P061970”, ngjyrë e zezë në pronësi të shtetasit Shkëlqim Avdyli.

- Pasuri me Nr. 29/236, Volumi 59, faqe 245, zona kadastrale 8512, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 362 m² dhe sipërfaqe 193 m² ndërtesë, e regjistruar në pronësi të shtetases Fatime Avdyli.

- Pasuri e llojit “Arë+Truall” zona kadastrale 2309 me sipërfaqe të përgjithshme 856 m², sipërfaqe trualli 300 m², ndërtesë 147 m², me vendndodhje “Lagjia Popullore’’ Shijak, me numër pasurie 147/42. Në lejen e legalizimit nr.3375 datë 28.07.2010 për objektin godinë banimi tre kate, të dhënat e objektit janë zona kadastrale 2309 numër pasurie 147/44 për çertifikatën e pasurisë numër pasurie 147/42 volumi 2 faqe 83. Pasuria figuron e regjistruar pranë ZVRPP Durrës me të dhëna zona kadastrale 2309 numër pasurie 147/42 lloji i pasurisë “Arë+Truall”, totali i pasurisë 856 m², sipërfaqe totale truall 300 m² nga kjo sipërfaqe trualli 147 m² janë ndërtesë.

- Pasuri e llojit “arë”, me vendndodhje në adresën Shtrazë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak, siç rezulton nga AMTP nr.17, vendi ku ndodhet ngastra 109/28 (Kodra e Kules) me sipërfaqe totale 6000 m² në bashkëpronësi të shtetasve Lulzim Voci, Dyzene Voci, Elvin Voci, Erion Voci, Indrit Voci, Blerina Daja, Aida Çarciu (Voci).

ANKUES:                  Jasin Kala (Avdyli).

PERSONA

TRETË:               Edona Kala,

Shkëlqim Avdyli,

                                    Fatime Avdyli,

                                    Lulzim Voci,

Dyzine Voci,

                                    Elvin Voci,

                                    Erion Voci,

                                    Indrit Voci,

                                    Blerina Daja (Voci),

                                    Aida Çarҫiu (Voci).

 

BAZA LIGJORE: Nenet 23, 20/1 e 3, 21/2 e 3, të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020

        “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër

        terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të      

        rendit dhe sigurisë publike”, miratuar me Ligjin Nr. 18/2020 (Akt

        Normativ Nr. 35, datë 16.11.2020) “Për një shtesë në Aktin Normativ

        Nr. 1, datë 31.01.2020”.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 14 Prill 2023, ora 11:00.

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5, të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marri dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi, ankuesi Jasin Kala (Avdyli).

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në vendin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme të Apelit, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në websit të gjykatës.

Tiranë, më 31.03.2023.

R E L A T O R E

Iliriana OLLDASHI