Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Viktor Shoraj (alias Robert Toro) dhe Julian Toro.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 190/8 Akti                                                                                                                          

Data e regjistrimit 27.12.2023

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr.190/8 akti, në datë 27.12.2023 regjistrimi, që i përket.

Kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurori i posaçëm Behar Dibra.

Kundër subjekteve:           1. Viktor Shoraj (alias Robert Toro)

                                                2. Julian Toro

Persona të tretë:                 1. Naim Toro

                                                2. Mimoza Mana

Me objekt:                            Vendosjen e masës parandaluese pasurore të konfiskimit për pasuritë.

Baza ligjore:                        Akti Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 06.02.2024, ditën e martë, ora 11:30.

Mbi bazën e shortit të zhvilluar pranë kësaj gjykate, kjo çështje shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Igerta Hysi (kryesuese), Nertina Kosova dhe Engert Pëllumbi (anëtarë).

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5 të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim marrjen dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi, subjekteve Viktor Shoraj (alias Robert Toro) dhe Julian Toro.

Në zbatim të  paragrafit 5, të nenit 460 të Kodit të Procedurës Civile, palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para shqyrtimit të çështjes, të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në website të gjykatës.

Tiranë, më 15.01.2024.

RELATORE

Igerta HYSI