Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR SEANCË GJYQËSORE Shtetasit L.B dt. 12.10.2018

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË

Nr. Akti 149

Tiranë, më 12.10.2018

Drejtuar: Viktimës së veprës penale shtetasit Lulzim Berisha, i biri i Ademit dhe Rabijes, dtl 13.05.1971, lindur dhe banues në lagjen nr.17, Njësia Administrative nr.5, Durrës

Lënda: NJOFTIM PËR SEANCË GJYQËSORE

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datë 25.10.2018, ditën e Enjte, ora 09:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, për gjykimin e çështjes penale, në ngarkim të:

DËNUARIT: AHMET AJETI
I DËNUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes pe leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25-22 dhe 278/2 të K.Penal.
VIKTIMA NË PROCESIN PENAL: Lulzim BERISHA
Konform nenit 332/a të shtuar me ligjin nr.35/2017 të K.Pr.Penale, ju njoftojmë që seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar në datë 25.10.2018, ditë e Enjte, ora 09:00.
Keni të drejtë që në këtë seancë të merrni pjesë me një mbrojtës nëse do të çmohet prej jush.
Bashkëngjitur shkresës ju dërgojmë letrën e të drejtave të viktimës!

GJYQTAR

BIB NDRECA