Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR SHPALLJEN PUBLIKE PËR SEANCËN ''Nr. 28/167 Akti'' per shtetasen, Nina Natasha Kochsiek, si person i trete.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

   T I R A N Ë

Nr. 28/167  Akti                                                                                   Tiranë, më 10.06.2021

         

Lënda:            Për njoftimin me shpallje publik për shtetasen, person i tretë Nina Natasha Kochsiek.

Drejtuar:      Kryesekretarisë së gjykatës.

Më datë 28.06.2021, ditë e Hënë, ora 10 : 00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet kërkesa penale që i përket:

KËRKUES:                   Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfaqësuar nga Prokurorja Enkeleda Millonai.

KUNDËR:                      Subjektit të aktit normativ, shtetasit Alberto Kochsiek alias Alberto Lame, i biri i Riza dhe i Shqiponja, i datëlindjes 06.12.1978, lindur Shijak, Durrës dhe banues në: Lagja nr. 13, rruga “Pavarësia”, Durrës.

Nina Natasha Kochsiek, banuese në Lagja nr. 13, rruga “Pavarësia”, Durrës (person i tretë).

OBJEKTI:                      Konfiskim pasurie mbi të cilën është vendosur sekuestro me vendimin nr. 13, datë 05.03.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata bazuar në nenin 133/a të  K.Pr.Civile,

URDHËRON

  1. Njoftimin me afishim shpallje publike të shtetases:

-Nina Natasha Kochsiek, banuese në Lagja nr. 13, rruga “Pavarësia”, Durrës.

për zhvillimin e gjykimit të kërkesës penale ndaj tyre, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës në datë 28.06.2021, Ditë e Hënë, ora 10: 00.

2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afshimit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për shtetasen Nina Natasha Kochsiek.

3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 28.06.2021, Ditë e Hënë, ora 10: 00.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

                                          GJYQTARE

                                                                                    DANIELA  SHIRKA