Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër - “Për njoftimin e të pandehurit Bashkim Murataj nëpërmjet shpalljes publike”.''

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 36 Akti
Tiranë, më 2.06.2020

U R D H Ë R

 “Për njoftimin e  të pandehurit Bashkim Murataj nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur në seancë paraprake kërkesa penale me:

KËRKUES:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kundër të pandehurve:
Bashkim Murataj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëvë” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale, Gentian Ramadani, Ardian Sako, Zija Hidri, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëvë” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penale, Andrea Muço dhe Maringlen Sako, për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga neni 300/1 e 25 të Kodit Penal.

Referuar rezultateve të deritanishme për kërkimin dhe njoftimin e të pandehurit Bashkim Murataj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëvë” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale,  nuk ka dhënë rezultate pozitive, pasi ky i pandehur nuk kanë adresa të përcaktuara saktë në territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të pandehurit Bashkim Murataj në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 112, 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

U R D H Ë R O N

Njoftimin e të të pandehurit Bashkim Murataj për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 10.6.2020, ditë e Mërkurë, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçmë të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatën e Posaçmë të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

G J Y Q T A R
FLORA HAJREDINAJ