Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftimi i aktit të thirrjes për të pandehurit K. L, (G.K) dhe B.J (R.M) Dt. 31.7.2018

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 132
Tiranë, më  26.07.2018

SHPALLJE

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, është rregjistruar dhe ndodhet për gjykim kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kundër të pandehurve Kristaq Leci (Gerti (Kajo) dhe Bledar Jambelli (Rikardo Muho), të akuzuar për veprat penale “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, (dy herë), parashikuar nga nenet 79/b, 25 dhe 79/b, 25 dhe  278/1, 25 (dy herë) të Kodit Penal.
Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë moment gjykimi, njoftimi i të pandehurve të këtij gjykimi sipas nenit 140/1 i Kodit të Procedurës Penale, nuk dha rezultat.
Ndodhur në kushtet e sipërcituara, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 4 të Ligjit Nr.8677 datë 02.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, vendosi që njoftimi i aktit të thirrjes për të pandehurit Kristaq Leci (Gerti (Kajo) dhe Bledar Jambelli (Rikardo Muho), të bëhet edhe nëpërmjet afishimit të aktit në këndin e njoftimeve si edhe në faqen zyrtare të internetit të kësaj gjykate, sherbim i cili të kryhet nga ftuesi i gjykatës dhe specialist i IT-së. Veprimet e tyre te dokumentohet dhe të na dërgohen para datës së seancës gjyqësore.
Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më 11.09.2018, ditë e Martë, ora 13:00.
Tiranë, sot më dt.26.07.2017.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ