Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftimi me shpallje publik për shtetasin, subjekti Ervis Musta

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.32/198 Akti                                                                                      Tiranë, më 27.07.2021

         

Lënda:            Për njoftimin me shpallje publik për shtetasin, subjekti Ervis Musta

Drejtuar:      Kryesekretarisë së gjykatës.

Më datë 15.09.2021, ditë e Mërkurë,  ora 14:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet kërkesa penale që i përket:

Kërkues:Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokuror i çështjes Altin Dumani.

Objekti: Konfiskimin e pasurisë së shtetasit Ervis Musta.

Baza ligjore: Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

Gjykata bazuar në nenin 133/a të  K.Pr.Civile,

URDHËRON

  1. Njoftimin me afishim shpallje publike të shtetasit:

- Ervis Musta, i biri i Skënder dhe i Mimoza, i datëlindjes 17.06.1982, lindur dhe banues në adresën: Lagjia nr.5, Shetitorja “Kavaljon”, Ndërtesa 60-83, Kavajë.

për zhvillimin e gjykimit të kërkesës penale ndaj tyre, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës 15.09.2021, ditë e Mërkurë,  ora 14:30.

2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e njoftimeve të kësaj gjykate si edhe në faqen zyrtare të internetit, njoftimin me shpallje publike për shtetasin Ervin Musta.

3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në 15.09.2021, ditë e Mërkurë,  ora 14:30.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ