Urdhëra thirrje per gjykim

Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurve E. Ç, A.R, etj.. dt. 07.12.2018

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 123

Tiranë, më 07.12.2018

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurve Emiljano Çili, Artur Riza Harmejlindo Tufa, Adjel Çaushaj dhe Juri Bedinaj.
Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Paraprake, për shqyrtimin e kërkesës penale me: Kërkues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr.12/3 të Vitit 2017, kundër të pandehurve Emiljano Çili dhe Artur Riza, të akuzuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1, 109/1-25 të Kodit Penal; Festim Lelaj, Harmejlindo Tufa, Juri Bedinaj, Arbi Mustafa dhe Adjel Çaushaj, të akuzuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal; Skënder Siqeca dhe Sokol Hamzallari, të akuzuar për kryerje të veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmoj të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurve në njësitë administrative përkatëse, afishimin e depozitimit në portat e shtëpisë së tyre si dhe, afishimin e akteve të njoftimit në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
URDHËRON
Kryesekretaren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit urdhërat për njoftimin e të pandehurve Emiljano Çili, Artur Riza Harmejlindo Tufa, Adjel Çaushaj dhe Juri Bedinaj.
Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës paraprake, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 21.12 2018, ditë e Premte, ora 12:30.
Bashkëngjitur, urdhërat për njoftimin e te pandehurve.

GJYQTARE

Liljana BAKU