Urdhëra thirrje per gjykim

Për njoftimin e kallëzuesit në proces, nëpërmjet shpalljes publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 14 Akti
Tiranë, me datë 15.04.2020


U R D H Ë R 

“Për njoftimin e kallëzuesit në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 05.03.2020, është regjistruar çështja penale me kërkues Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar me objekt  “Pushimin e hetimeve për procedimin penal nr.179, të vitit 2019, rregjistruar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”,“Grupi strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 186,333/a dhe 248 të K.Penal, në ngarkim të kallëzuarëve -Punonjësit e Policisë Komisariatit Himarë , konkretisht shtetasit Artur Veshi , Viktor Avdullai , Orgest Hasani , Arqile Kondi dhe Meleq Peculi .

Kallëzues në proces:
Shtetasi Kristaq Andoni

Për njoftimin e kallëzuesit, për caktimin e seancës paraprake në datë 28.04.2020, ditë e martë, ora 12:00, për shkak të faktit të qëndrimit në Spanjë, çmoj të nevojshme të aplikoj rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike. 

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

URDHËRON

Shpalljen publike të njoftimit të kallëzuesit , shtetasit Kristaq Andoni, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.04.2020, ditë e martë, ora 12:00.

Kallëzues në proces paralajmërohet për zhvillimin e seancës gjyqësore, në rast mosparaqitje, në mungesë të tij.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTAR

Klodian KURUSHI