Urdhëra thirrje per gjykim

Për njoftimin e subjekteve/personave fizikë nën hetim pasuror M.H. dhe F.H. dt. 14.10.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 12
Tiranë, më 14.10.2019

Lënda: Për njoftimin e subjekteve/personave fizikë nën hetim pasuror Moisi HABILAJ dhe Florian HABILAJ

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u zhvilluar procesi gjyqësor në lidhje me kërkesën për konfiskim pasurie me Nr. 12 Akti, që u përket: Paditës: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Subjekte nën hetim pasuror: Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj; Objekti: Konfiskimin e pasurive në zotërim të shtetasve Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj; Baza ligjore: Neni 3, 7, 11, 12, 21, 22, 24 e vijues i ligjit numër 10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera, Nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.
Në kushtet që nuk është arritur të realizohet njoftimi për subjektet/personat fizikë nën hetim pasuror Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, sipas rregullave proceduriale të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, gjykata, në kushtet që konform nenit 22/1 të ligjit numër 10192, datë 03.12.2009, zbaton për aq sa është e mundur rregullat e Kodit të Procedurës Penale, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të subjekteve/persona fizikë nën hetim pasuror Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 22/1 të ligjit numër 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera, Nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, dhe nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

URDHËRON

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e subjekteve/personave fizikë nën hetim pasuror:

  1. Moisi HABILAJ, i biri i Ciko dhe i Zenepe, i datëlindjes 18.01.1978, lindur dhe banues në adresën: Babicë e Vogël, Vlorë.
  2. Florian HABILAJ, i biri i Ciko dhe i Zenepe, i datëlindjes 10.11.1980, lindur dhe banues në adresën: Babicë e Vogël, Vlorë.

Seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet me datë 28.10.2019, ditë e hënë, ora 12:00.
Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,

GJYQTARE

IRENA GJOKA