Urdhëra thirrje per gjykim

Per njoftimin e të pandehurve K.L(G.K), B.J(R.M). dt. 31.10.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARËPËR KRIME TË RËNDA
TIRANË

Nr. Akti 16/132
Tiranë, më  31.10.2019

SHPALLJE

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, është rregjistruar dhe ndodhet për gjykim, për gjykim të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kundër të pandehurve Kristaq Leci (Gerti (Kajo) dhe Bledar Jambelli (Rikardo Muho), të akuzuar për veprat penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, (dy herë), parashikuar nga nenet 79/b, 25 dhe 79/b, 25 dhe  278/1, 25 (dy herë) të Kodit Penal.
Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë moment gjykimi, njoftimi i të pandehurve të këtij gjykimi sipas nenit 140/1 i Kodit të Procedurës Penale, nuk dha rezultat.
Ndodhur në këto kushte e sipërcituara, bazuar në nenin 33/4, 132/2 ; 140 pika 5 të Kodit të
Procedurës Penale si dhe nenit 4 të Ligjit nr.8677, datë 02.11.2000 “ Per organizimin dhe
funksionimin e policisë gjyqsore”, vendosi që njoftimi i aktit të thirrjes për të pandehurit
Kristaq Leci (Gerti (Kajo) dhe Bledar Jambelli (Rikardo Muho), të bëhet edhe nëpërmjet afishimit dhe depozitimit të aktit  ne kendin e afishimit te njoftimeve dhe faqes zyrtare te internetit te kesaj gjykate si edhe në qendrën administrative të lagjes/fshatit të të pandehurve të sipërcituar si dhe të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurve.Ky shërbim të kryhet nga policia gjyqësore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më datë 14.11.2019, ditë e Enjte, ora 14.30.
Tiranë, sot më datë 31.10.2019.

GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ