Për njoftimin e të të pandehurit A(A)H, nëpërmjet shpalljes publike. dt. 04.02.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË
Nr. Akti 31
Tiranë, më 04.02.2019
U R D H Ë R
“Për njoftimin e të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, nëpërmjet shpalljes publike”
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është paraqitur në seancë paraprake kërkesa penale me me objekt 1.“Dërgimin e cështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve: Aurel (Altin) Hoxhallari, Efthymious Efthymiou, Elton Halipaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashiukara nga nenet 78/2-28/4, 278/1-28/4, 278/6-28/4, 283/2-28/4, 284/2-28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari, akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal dhe Mario Meshini, akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashiukar nga neni 300/1 i Kodit Penal, si dhe 2.“Pushimin e cështjes penale”, për shtetasin Devi Kasmi. Kjo kërkesë është paraqitur pranë kësaj Gjykate, më datë 01.02.2019.
Për të pandehurin Aurel (Altin) Hoxhallari, me vendimin nr.269, datë 06.02.2018, Të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit personal “arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, në mungesë. Me vendimin nr.92, datë 27.04.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, është rivlerësuar masa e sigurimit personal “arresti në burg” për këtë shtetas.
Referuar akteve të hetimit paraprak, rezulton se masa e sigurimit “arresti në burg” e dhënë për të pandehurin Auerl (Altin) Hoxhallari, nuk është arritur të ekzekutohet.
Në këto kushte, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.
U R D H Ë R O N
Njoftimin e të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, i biri i Nexhdet dhe i Kimete, i datëlindjes 18.08.1977, lindur në Tiranë e me adresë banimi në Kashar, Yzberish/194, Gjëndja civile Tiranë, për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 14.02.2019, ditë e Enjte, ora 10:00.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
GJYQTAR
Fran PRENDI