Shpallje! Njoftimi i aktit, palës së tretë, Shoqërisë “5 Limani” SHPK 01.11.2017
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË
Nr. Akti 20
Tiranë më dt. 01.11.2017
SHPALLJE
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, ndodhet për gjykim kërkesa me objekt, konfiskimin e pasurive, që i përket:
PADITËS: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
TË PADITUR:
- Fatmir Kajolli.
- Majlinda Çuko.
- Florim Kajolli.
PERSONA TË TRETË:
- Rozeta Plaku.
- Arben Muçobega.
- Erviola Muçobega.
- Shoqëria “5Limani” SH.P.K.
ME OBJEKT: Konfiskimin e pasurive.
BAZA LIGJORE: Ligji nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë moment gjykimi, për njoftimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “5 Limani”, SHPK, me nr.nipti L23314401 P, të ortakëve të saj Mirdi Lumani dhe Lindi Limani që përfaqësojnë 100% të kapitalit, me adresë: Fier, komuna Topojë, fshati Sheq Marinas,(pale e tretë në këtë gjykim) rezultoi së fundmi se janë larguar nga kjo adresë (shënim i shërbimit postar). Nuk rezultoi gjithashtu të kenë caktuar një përfaqësues të tyre.
Ndodhur në kushtet e sipërcituara, Gjykata, bazuar në nenin 133 të Kodit të Procedurës Civile, vendosi që njoftimi i aktit, palës së tretë, Shoqërisë “5 Limani” SHPK, të bëhet nëpërmjet afishimit të aktit në këndin e njoftimeve të kësaj gjykate si edhe në faqen zyrtare të internetit, në Qëndrën Kombëtare të Biznesit, në vendin e afishimit në adresën e re të shoqërisë të deklaruar: në Fier, komuna Topojë, fshati Sheq Marinas, si edhe në adresën e vjetër: Fier, Lagja “11 Janari”, Godina “ ish- Banka e Vjetër”, kati i dytë.
Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më dt.16.11.2017, ditë e Enjte, ora 13:00.
Tiranë, sot më dt.01.11.2017.
GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ