Urdhëra thirrje per gjykim

Shpalljen publike të njoftimit për trashëgimtarët e viktimave dhe viktimave për zhvillimin e proçesit gjyqësor; përkatësisht të shtetasve: Osman Truma, Kimete Truma dhe Rudina Truma

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr. 51 Akti                                                                             Tiranë, me datë 07.03.2022

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”.

Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 18.03.2022, ora 14:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, me palë kërkuese Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të pandehurve Emiljano Shullazi, Viktor Bajraktari (Imeraj), Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të K.Penale.

Për njoftimin e viktimave dhe trashëgimtarëve të viktimave në proces, për caktimin e seancës paraprake në datë 18.03.2022, ora 14:00,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve Osman Truma, Kimete Truma dhe Rudina Truma, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 18.03.2022 ora 14:00.

Trashëgimtarët e viktimave dhe viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca paraprake do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI