U R D H E R PER NJOTIMIN E TE PANDEHURIT Artan Kroj
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 68 Regj.Them. Tiranë, më 16.12.2020
SHPALLJE
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim kërkesa me objekt, konfiskimin e pasurive, në ngarkim të të pandehurve 1.Artan Kroj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “ Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2.Gentian Elezi, 3.Petrit Hoxha, akuzuar për veprat penale të “ Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259-25 të Kodit Penal, 4. Ismail Qypi 5.Saimir Yzeiraj,akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal; 6.Alban Muço, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal; 7.Marinel Sulkaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë moment gjykimi, për njoftimin e të pandehurit Artan Kroj, i biri i Bashkim dhe i Taibe, i datëlindjes 04.09.1981, lindur në Korçë e banues në: Tiranë, Njësia Administrative Nr.3, rruga “Kodra e Priftit”, banesë private nr.22, Tiranë dhe adresë alternative : Njesia nr.3, rruga “Sadik Petrela” Banese private Tiranë, nuk kanë dhënë rezultat.
Ndodhur në kushtet e sipërcituara, Gjykata, bazuar në nenin 140/5 të Kodit të Procedurës Penale vendosi që njoftimi i aktit, të pandehurit Artan Kroj të bëhet nëpërmjet afishimit të tij në këndin e afshimit pranë Njësisë Administrative nr.3, dhe adresë alternative: Njesia nr.3, rruga “Sadik Petrela” Banese private Tiranë.
në këndin e njoftimeve të kësaj gjykate si edhe në faqen zyrtare të internetit.
Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më dt.29.12.2017, ditë e Martë, ora 11:00.
GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ