Urdhëra thirrje per gjykim

URDHER, Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës V.V, shtetasve L. M, I.V, S.V dhe A.V, nëpërmjet shpalljes publike” dt. 25.10.2018

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 161
Tiranë, më 25.10.2018

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës Verkë Velaj, shtetasve Lumturi Metushi, Ilirjan Velaj, Sokol Velaj dhe Artur Velaj, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u zhvilluar cështja penale me palë:

Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Kundër të Pandehurve:
1.Namik Velaj, i akuzuar për kryerje të veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, në dëm të ish bashkëshortes, shtetases Verkë Velaj.
2.Ilir Tanku, i akuzuar për kryerje të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Trashëgimtarë të viktimës:
1.Lumturi Metushi, banuese në Itali me adresë të panjohur; 2. Ilirjan Velaj, banues në Itali në adresën të panjohur, 3. Sokol Velaj, banues në Itali në adresë të panjohur dhe; 4. Artur Velaj, banues në Itali në adresë të panjohur.
Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës, shtetasve Lumturi Metushi, Ilirjan Velaj, Sokol Velaj dhe Artur Velaj, për caktimin e seancës gjyqësore që do të zhvillohet në datë 08.11.2018, ditë e Enjte, ora 09:00, për shkak të faktit të qëndrimit në Itali në adresa të panjohura gjykata, çmoj të nevojshme të procedojë me rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale.


U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimës Verkë Velaj, shtetasve Lumturi Metushi, Ilirjan Velaj, Sokol Velaj dhe Artur Velaj, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet me datë 08.11.2018, ditë e Enjte, ora 09:00.

Trashëgimtarët e viktimës paralajmërohen për zhvillimin e seancës gjyqësore, në rast mosparaqitje, në mungesë të tyre.
Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTAR

KLODIAN KURUSHI