URDHER për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit E. V. Dt. 25.06.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë
Nr. Akti 86
Tiranë në datë 25.06.2019
Lënda: Lajmërim për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Ervis Vrenozi
Drejtuar: Të pandehurit Ervis Vrenozi.
Adresë: Rajoni nr. 4, rruga "Ramiz Aranitasi", lagjia "Apollonia" Fier
Për veprim: Kryesekretaris pranë kësaj Gjykate
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është caktuar për t`u zhvilluar seanca paraprake me:
KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, përfaqësuar në gjykim nga prokuror Anton Martini.
OBJEKTI: Kërkesë për dërgimin në gjyq të proçedimit penale Nr.54/3, të vitit 2019.
TË PANDEHUR:
1) Klaudio Hasaj.I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Trafikim të narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tëntativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2-22 të K.Penal.
2) Iliro Haruni. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve”, në dy raste dhe kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
3) Skender Vrenozi. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
4) Gentian Vrenozi. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
5) Ervis Vrenozi. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve dhe munizionëve luftarakë”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/3 të K.Penal.
6) Edison Çobo. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
7) Spartak Ceraj. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
8) Renato Agalliu. I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Prodhimin dhe shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, ju njofton se në Bashkinë Fier, është depozituar akti i njoftimit tuaj (bashkë me letrën e të drejtave) për zhvillimin e seancës paraprake të shqyrtimit të kësaj çështje penale. Seanca paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, do të zhvillohet në datë 04.07.2019, ditë e Enjte, ora 11:00,
Kryesekretaria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, urdhërohet të afishojë në këndin e afshimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, lajmërimin për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Ervis Vrenozi.
Të njoftohet gjykata për veprimet e kryera përpara seancës paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë në datë 04.07.2019, ditë e Enjte, ora 11:00.
GJYQTARE
Daniela SHIRKA