Urdhëra thirrje per gjykim

URDHER, për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës Z.Te, shtetasve L.E, I.S, B.T dhe E.T. Dt 25.10.2018.

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 166
Tiranë, më 25.10.2018

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës Zejne Tale, shtetasve Lulzime EMINI, Ilirjana SADIKAJ, Bujar TALE dhe Elton TALE, nëpërmjet shpalljes publike”.

Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të:

Të pandehurit:  Adem TALE

Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
Trashëgimtarë të viktimës:

1.Lulzime Emini, banuese në Angli në adresë të panjohur; 2. Ilirjana Sadikaj, banuese në Angli në adresë të panjohur; 3. Bujar Tale, banues në Angli në adresë të panjohur; 4. Elton Tale, banues në Angli në adresë të panjohur.
Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës, shtetasve Lulzime Emini, Ilirjana Sadikaj, Bujar Tale dhe Elton Tale, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 08.11.2018, ditë e Enjte, ora 10:00, për shkak të numrit të tyre dhe faktit të qëndrimit në Angli në adresa të panjohura, çmoj të nevojshme të aplikoj regullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N:

Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimës Zejne Tale, shtetasve Lulzime Emini, Ilirjana Sadikaj, Bujar Tale dhe Elton Tale, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 08.11.2018, ditë e Enjte, ora 10:00.
Trashëgimtarët e viktimës paralajmërohen për zhvillimin e seancës gjyqësore, në rast mosparaqitje, në mungesë të tyre.
Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTARE

Marsela BALILI