Urdhëra thirrje per gjykim

URDHER për njoftimit të viktimës, shtetasit H.L. Dt. 27.06.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 79
Tiranë, më 27.06.2019

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të njoftimit të viktimës, shtetasit Halil Lila.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u gjykuar kërkesa penale paraprake në ngarkim të:
TË PANDEHURVE: 1.AGIM ÇANGU
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të shtetasit Halil Hila ,“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”  si dhe Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të Shpëtim Shijaku, të parashikuar nga nenet 109/b/2 ; 278/1 ; 109/b/1 të Kodit Penal. 
2.GENTI ÇANGU

I AKUZUAR:Për kryerjen e veprave penale “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal. 
Në seancën gjyqësore të datës 27.06.2019, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e viktimës Halil Lila i biri i Muharrem dhe i Pashe, i datëlindjes 23.07.1953, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë në adresën Rruga e «  Barrikadave », pallati Nr.6, hyrja Nr.13, me numër telefoni 0692706301, për zhvillimin e seancës gjyqësore paraprake në ngarkim të të pandehurve Agim Çangu i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të shtetasit Halil Lila ,“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”  si dhe Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të Shpëtim Shijaku, të parashikuar nga nenet 109/b/2 ; 278/1 ; 109/b/1 të Kodit Penal, dhe Genti Çangu i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, 

seancë e cila do të zhvillohet në datë 05.07.2019, ditë e premte, ora 09.00,  nëpërmjet depozitimit a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

MARSELA BALILI