Urdhëra thirrje per gjykim

U R D H Ë R “Për Njoftimin e të Pandehurit Miklovan EJLLI” Tiranë, më 15.01.2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 43/172
Tiranë, më 15.01.2018

U R D H Ë R

 “Për Njoftimin e të Pandehurit Miklovan EJLLI”

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të:
Të PANDEHURIT Miklovan EJLLI, i biri i Viktorit dhe i Rregjinës, i datëlindjes 04.10.1986, lindur dhe banues në Barballush, Shkodër.

I AKUZUAR: Për kryerje të veprave penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe, “Përndjekja”, të parashikuara respektivisht nga nenet 110/a paragrafi 2 dhe, 121/a paragrafi 2 të Kodit Penal.
Gjatë gjykimit të çështjes, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmoi të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Njoftimin e të pandehurit Miklovan Viktor Ejlli për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 26.01.2018, ora 12:30.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Shkodër, afishohet në portën e shtëpisë së tij në fshatin Barbullush, Shkodër, në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTARE

Liljana BAKU