Urdhëra thirrje per gjykim

U R D H Ë R “Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës Verkë Velaj, shtetasve L.M, I. V, S V. dhe A.V, nëpërmjet shpalljes publike Dt. 10.09.2018

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 102
Tiranë, më 10.09.2018

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës Verkë Velaj, shtetasve Lumturi Metushi, Ilirjan Velaj, Sokol Velaj dhe Artur Velaj, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datë 07.09.2018, është depozituar kërkesa penale me,
Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr.292 të Vitit 2017,
Kundër të Pandehurve:
1.Namik Velaj, i akuzuar për kryerje të veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, në dëm të ish bashkëshortes, shtetases Verkë Velaj.
2.Ilir Tanku, i akuzuar për kryerje të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Trashëgimtarë të viktimës:
1.Thëllëza Nuhaj, banuese në Patos, Fier; 2. Lumturi Metushi, banuese në Itali me adresë të panjohur; 3. Ilirjan Velaj, banues në Itali në adresën Viale Italia, Nr.87 Alme, Bergamo; 4. Sokol Velaj, banues në Itali në adresë të panjohur dhe; 5. Artur Velaj, banues në Itali në adresë të panjohur.
Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës, shtetasve Lumturi Metushi, Ilirjan Velaj, Sokol Velaj dhe Artur Velaj, për caktimin e seancës paraprake në datë 21.09.2018, ditë e Premte, ora 11:30, për shkak të numrit të tyre dhe faktit të qëndrimit në Itali në adresa të panjohura (përjashtuar trashëgimtarit Ilirjan), çmoj të nevojshme të aplikoj regullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N
Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimës Verkë Velaj, shtetasve Lumturi Metushi, Ilirjan Velaj, Sokol Velaj dhe Artur Velaj, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 21.09.2018, ditë e Premte, ora 11:30.
Trashëgimtarët e viktimës paralajmërohen për zhvillimin e seancës paraprake, në rast mosparaqitje, në mungesë të tyre.
Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTARE
Liljana BAKU