Urdhëra thirrje per gjykim

U R D H Ë R për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Lekë Kolaj

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.61 akti.                                                                                                     Tiranë, më 2.3.2021

Lënda:     Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Lekë Kolaj

Drejtuar: Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar

                  (Besnik Muslia oficer i policisë gjyqësore)

Më datë 16.3.2021, ditë e Martë, ora 08:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zhvillohet seanca gjyqësore të çështjes penale  kundër të pandehurveit  Lekë Kolaj etj, akuzuar  për kryerjen e veprës penale “ Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit

Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, urdheroheni të

bëni depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Lekë Kolaj, në portën e shtëpisë së të pandehurit dhe në vendin e punës ku punon.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore, datë 16.3.2021, ditë e Martë, ora 08:30.

 

 

   GJYQTARE

 FLORA HAJREDINAJ