Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit K.V. dt.20.06.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 7/86
Tiranë, më 20.06.2019

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Klaudio VEIZAJ
Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, në ngarkim të të pandehurit Klaudio Veizaj, i akuzuar për kryerje të veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
Në kushtet që procedura e njoftimit për të pandehurin Klaudio Veizaj, sipas rregullave proceduriale të parashikuara nga neni 140 i Kodit të Procedurës Penale, nuk ka dhënë rezultate pozitive, pasi ky i pandehur nuk ka adresë të përcaktuar saktë në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Klaudio Veizaj në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

URDHËRON

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurit Klaudio Pëllump Veizaj.
Të njoftohet gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 10.07.2019, ditë e mërkurë, ora 10:00.
Bashkëngjitur, urdhëri për njoftimin e të pandehurit Klaudio Veizaj.

GJYQTARE

IRENA GJOKA