Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër për njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të viktimës, shtetases rumune S. B. ne gjuhen Shqipëtare. Dt 19.06.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 78

Tiranë, më 19.06.2019

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i viktimës, shtetases rumune Svetlana BACALIM, me vendbanim në Itali, me adresë: Jesolo (VE) sheshi Mazzini, nr.20. 

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për rigjykim çështja penale me nr.regj.78, datë regjistrimi 08.04.2019, në ngarkim të: 
TË DËNUARIT: Gjergj MIRASHI

I DËNUAR: Për veprën penale “Trafikimi i femrave”, parashikuar nga neni 114/b-3 i K.Penal.  
NË DËM TË VIKTIMËS: Svetlana Bacalim, e datëlindjes 27.08.1981, lindur në Strasheni (Moldavi), me nënshtetësi Rumune, me vendbanim në Itali me adresë: Jesolo (VE) sheshi Mazzini, nr.20.
Gjykata, me cilësinë e autoritetit procedues, ka synuar t’i komunikojë shtetases rumune, znj.Svetlana BACALIM, nëpërmjet letër-rekomandesë datë 15.04.2019 cilësinë e viktimës të veprës penale “Trafikimi i femrave”, parashikuar nga neni 114/b-3 i K.Penal (pa përfshirë ndryshimet në ligjin nr.144/2013), në çështjen penale kundër të pandehurit Gjergj Mirashi si dhe të drejtën të deklarojë ose të zgjedhë banesën në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Njoftimi nëpërmjet letër-rekomandesë nuk rezultoi i mundur për një kohë të gjatë dhe duke marrë parasysh faktin se adresa e deklaruar nga viktima përkon me adresën e viktimës në vitin 2008, pra mbi një periudhë dhjetë vjeçare, në seancën gjyqësore të datës 19.06.2019, bazuar në nenin 58/1/h, në lidhje me nenet 137, në lidhje me nenin 138 të K.Pr.Penale, gjykata

URDHËROI:

1. Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të viktimës, shtetases rumune Svetlana BACALIM, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 04.07.2019, ditë e Enjte, ora 10:00 nëpërmjet depozitimit a. në sekretarinë e gjykatës; b. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; c. në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Së bashku me këtë akt, do të depozitohet në sekretari si dhe do të afishohet dhe letra e të drejtave në gjuhën italiane (përkthyer nga përkthyesja Vjollca Meta) gjuhë njohur nga viktima Svetlana Bacalim.

GJYQTARE

MILIANA MUÇA


LETRA E TË DREJTAVE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Të drejtat e viktimës bazuar në nenin 58 pika 1 të K.Pr.Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017 “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7905 datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale të Shqipërisë” të ndryshuar, konsistojnë si më poshtë:

1. Viktima e veprës penale ka të drejtë:
a) të kërkojë ndjekjen penale të fajtorit;
b) të përfitojë kujdes mjekësor, ndihmë psikologjike, këshillim dhe shërbime të tjera të ofruara nga autoritetet, organizatat ose institucionet përgjegjëse për ndihmën ndaj viktimave të veprës penale;
c) të komunikojë në gjuhën e saj dhe të ndihmohet nga një përkthyes, interpretues i gjuhës së shenjave ose lehtësues i komunikimit për personat me aftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar;
ç) të zgjedhë mbrojtës dhe, kur është rasti, të përfitojë ndihmë juridike falas, sipas legjislacionit në fuqi;
d) të kërkojë në çdo kohë informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të
njihet me aktet e provat, pa cenuar parimin e sekretit hetimor;
dh) të kërkojë marrjen e provave, si dhe të parashtrojë kërkesa të tjera përpara organit procedues;
e) të informohet për arrestimin e të akuzuarit dhe lirimin e tij, në kushtet e caktuara në këtë Kod;
ë) të njoftohet për mosfillimin e procedimit, pushimin e çështjes, fillimin dhe përfundimin e gjykimit;
f) të bëjë ankim në gjykatë kundër vendimit të prokurorit për të mos filluar procedimin dhe vendimit të prokurorit ose gjyqtarit të seancës paraprake për të pushuar akuzën ose çështjen;
g) të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe të pranohet si paditës civil në procesin penal;
gj) të përjashtohet, në kushte të caktuara me ligj, nga pagimi i çdo shpenzimi për marrjen e akteve dhe tarife gjyqësore për paraqitjen e kërkesë-padisë që lidhen me statusin e viktimës së veprës penale;
h) të thirret në seancën paraprake dhe në seancën e parë gjyqësore;
i) të dëgjohet nga gjykata, edhe kur asnjëra nga palët nuk ka kërkuar thirrjen e saj si dëshmitar;
j) të ushtrojë të drejta të tjera të parashikuara nga ky Kod.

Veç të drejtave të parashikuara në nenin 58 të këtij Kodi, viktima e trafikimit të qënieve njerëzore ( ose e abuzuar seksualisht ) bazuar në nenin 58/b të K.Pr.Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017 “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7905 datë 21.03.1995, “ Kodi i Procedurës Penale të Shqipërisë “ të ndryshuar, ka dhe këto të drejta:
a) të pyeten pa vonesë nga një oficer i policisë gjyqësore ose prokuror i të njëjtës gjini;
b) të refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me jetën private, e cila qartësisht nuk ka lidhje me veprën penale;
c) të kërkojnë të dëgjohen nëpërmjet mjeteve audiovizive, sipas parashikimeve të këtij Kodi.

Mora në dorëzim letrën e të drejtave: