Urdher për njoftimin e të të pandehurve A.V. dhe E.V. Dt.24.09.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË
Nr. Akti 106
Tiranë, më 24.09.2019
U R D H Ë R
Për njoftimin e të të pandehurve Alfred Vladi dhe Elvis Vladi, nëpërmjet shpalljes publike”.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është paraqitur në seancë paraprake kërkesa penale me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë; objekt: 1.“Dërgimin në gjyq të çështjes”, në ngarkim të të pandehurve: Alfred Vladi e Elvis Vladi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 287/1, 333/a/1 dhe 334 të K.Penal; Alban Mollaymeri, Edi Lika (Eduart Cani), Klevi Cani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 287/1, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal;
2.”Pushimin e hetimeve” për shtetasin: Agim Çeka, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 287/1, 333/a/1 dhe 334 të K.Penal.
Referuar reaultateve të deritanishme për kërkimin dhe njoftimin e të të pandehurve Alfred Vladi dhe Elvis Vladi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 287/1, 333/a/1 dhe 334 të K.Penal, sipas rregullave proceduriale të parashikuara nga neni 140 i Kodit të Procedurës Penale, nuk ka dhënë rezultate pozitive, pasi këta të pandehur nuk kanë adresa të përcaktuara saktë në territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurve Alfred Vladi dhe Elvis Vladi, në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 112, 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
U R D H Ë R O N
Njoftimin e të të pandehurve:
1.Alfred Vladi, i biri i Osman dhe i Farije, i datëlindjes 10.09.1985, lindur në Dibër e banues në Tiranë, rruga “Feti Xhani”, banesa Nr.9, Tiranë;
2.Elvis Vladi, i biri i Shaqir dhe i Mendie, i datëlindjes 02.03.1980, lindur në Dibër e banues në Tiranë, rruga “Princ Vidi”, banesë 5-katëshe, Tiranë,
për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 08.10.2019, ditë e Martë, ora 10:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
G J Y Q T A R
Fran PRENDI