Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër për njoftimin e të të pandehurve G.M, O.N dhe S.N, nëpërmjet shpalljes publike Dt.10.06.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË

Nr. Akti 73
Tiranë, më 10.06.2019

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e të të pandehurve Gentjan Marku, Oltion Noka dhe Samuel Ndoka, nëpërmjet shpalljes publike”.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, është paraqitur në seancë paraprake kërkesa penale me:
KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
OBJEKT:     “Dërgimin  e cështjes në gjyq”, në ngarkim  të të pandehurve: 1.Ramadan Dushaj, 2.Rezart Cacani, 3.Fatbardh Gostini, 4.Neritan Saraçi, 5.Ardit Haxhagiqi, 6.Gentjan Marku, 7.Oltion Noka, akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; 8.Fatjon Marku, 9.Samuel Ndoka, 10.Vilson Noka, akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/1-28, 333/a/2, 334/1, 278/1 dhe 236/2 të Kodit Penal; 11.Elis Guri, 12.Luan Boça, akuzuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/ 2 i Kodit Penal.
Referuar rezultateve të deritanishme për kërkimin dhe njoftimin e të të pandehurve Gentjan Marku, Oltion Noka, akuzuar për kryerjene e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i Strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe Samuel Ndoka, akuzuar për kryerjene e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i Strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, 278/1 dhe 236/2 të Kodit Penal, sipas rregullave proceduriale të parashikuara nga neni 140 i Kodit të Procedurës Penale, nuk ka dhënë rezultate pozitive, pasi këta të pandehur nuk kanë adresa të përcaktuara saktë në territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurve Gentjan Marku, Oltion Noka dhe Samuel Ndoka në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 112, 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

U R D H Ë R O N

Njoftimin e të të pandehurve Gentjan Fran Marku, Oltion Gjergj Noka dhe Samuel Aleksandër Ndoka, për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 18.06.2019, ditë e Martë, ora 14:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

G J Y Q T A R

Fran PRENDI