Urdhër për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës F.SH, shtetaset E. G. dhe N.G. Dt. 26.09.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë
Nr. Akti 126
Tiranë, më 26.09.2019
DREJTUAR: Kryesekretarisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
IT-së
LËNDA: Kërkohet afishimi i urdhërit “Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës Floresha Shkurti, shtetaset Elisabeta Gruda dhe Natasha Gruda nëpërmjet shpalljes publike”
Më datë 07.10.2019, ditë e Henë, ora 10:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale në ngarkim të:
Të pandehurit Redmond Gruda
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
Për seancën gjyqësore gjykata urdhëron:
Njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës së veprës penale Floresha Shkurti, shtetaset si më poshtë:
-Elisabeta Gruda, e bija e Muharrem dhe Floresha, e datëlindjes 27.06.1960, lindur dhe banuese në Durrës.
-Natasha Gruda, e bija e Muharrem dhe Floresha, e datëlindjes 27.06.1962, lindur dhe banuese në Durrës.
Gjykata gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të trashëgimtarëve të viktimës së veprës penale, shtetaset Elisabeta Gruda dhe Natasha Gruda, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore e caktuar për t’u zhvilluar në datën 07.10.2019, ditë e Henë, ora 10:00, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTAR
DANIELA SHIRKA