Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës, shtetasve E.A.Th dhe Gj.A. Dt 25.09.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 108
Tiranë, më 25.09.2019

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate.
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimës, shtetasve  
Eleni (Andoni) Thomallari dhe Gjergji Andoni.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të:
TË PANDEHURIT: APOSTOL KOSTA

I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” të parashikuar nga nenet 79/ç dhe  278/1 i Kodit Penal. 

Në seancën gjyqësore të datës 30.07.2019, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e trashëgimtarëve të viktimës së veprës penale : 1. Eleni (Andoni) Thomallari e bija e Marigo dhe e Themistokli, e datëlindjes 02.07.1956, lindur në Gjirokastër.
2.Gjergji Andoni i biri i Marigo dhe i Themstokli, i datëlindjes 08.06.1962, lindur dhe banues në Korçë, për zhvillimin e seancës gjyqësore paraprake në ngarkim të të pandehurit Apostol Kosta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “ Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” të parashikuar nga nenet 79/ç dhe  278/1 të Kodit Penal,  seancë e cila do të zhvillohet në datë 09.10.2019, ditë e mërkurë, ora 12.00,  nëpërmjet depozitimit a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

MARSELA BALILI