Urdhëra thirrje per gjykim

Urdher per njoftimin e viktimës, shtetasi Q. B. M. Dt. 24.04.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 65
Tiranë, më 24/04/2019

Drejtuar: KRYESEKRETARISË IT-së

KËTU

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të njoftimit të viktimës, shtetasit Qani Besnik Martini.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Tema, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b/1 i K.Penal.
Gjykata, bazuar në nenet 58, 333/2, 33/4, 132/2 të K.Pr.Penale, ka urdhëruar policinë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, që të njoftojë për të drejtën për t’u paraqitur (jo të detyrueshme) në këtë gjykatë, në datën dhe orën e seancës gjyqësore, viktimën Qani Martini. Pas disa përpjekjesh për të realizuar këtë njoftim, nga kthim përgjigjet e Komisariatit të Policisë Krujë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nuk është arritur që të bëhet njoftimi i këtij shtetasi, si dhe familjarët e tij nuk kanë marrë përsipër njoftimin.
Në seancën gjyqësore të datës 24/04/2019, në kushtet kur edhe për këtë seancë nuk u realizua njoftimi i viktimës Qani Martini, për të patur dijeni për gjykimin që po zhvillohet pranë kësaj gjyakte, që është në rolin procedurial të viktimës, gjykata konform nenit 138 të K.Pr.Penale, duke evidentuar pamundësinë e njoftimit të tij për shkak se nuk dihet vendi se ku ai ndodhet, gjykata vendos të operojë me shpallje publike duke vënë shpalljen në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, dhe në këndin e njoftimeve të kësaj gjykate për këtë viktimë.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

ETLEVA DEDA