Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër për thirrjen në seancën gjyqësore ndaj të pandehurve G.M., O.N. etj.. dt. 29.10.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 130
Tiranë, më 29.10.2019

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën gjyqësore ndaj të pandehurve Gentjan Marku, Oltion Noka,  Fatjon Marku dhe Samuel Ndoka.
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është duke u gjykuar çështja penale me nr.regj.130, datë regjistrimi 04.10.2019, me palë:
KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
TË PANDEHUR: Ramadan Dushaj, Rezart Cacani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagici, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fatjon Marku, Samuel Noka
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penale.
I PANDEHUR: Vilson Noka
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 278/1, 236/2 të K.Penale
TË PANDEHUR: Elis Guri dhe Luan Boça
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penale.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurve:

  1. Gentjan MARKU, i biri i Fran dhe i Marie, i datëlindjes 25.10.1991, lindur në Reps, Mirditë dhe banues në Lezhë, 4501 Skëndërbeg, Lezhë;
  2. Oltion NOKA, i biri i Gjergj dhe i Dilë, i datëlindjes 03.04.1944, lindur dhe banues në Lezhë, me adresë: Lagjia “Kodërmarlekaj”, Lezhë;
  3. Fatjon MARKU, i biri i Fran dhe i Marie, i datëlindjes 20.11.1988, lindur në Reps, Mirditë dhe banues në Lezhë, 4501 Skëndërbeg, Lezhë;
  4. Samuel NDOKA, i biri i Aleksandër dhe i Elda, i datëlindjes 14.06.1998, lindur dhe banues në Lezhë, 4501, Kodërmarlekaj, Lezhë,

Lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 07.11.2019, dite e Enjte, ora 14:00 nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ