Urdhëra thirrje per gjykim

Urdher për thirrjen në seancen paraprake ndaj të pandehurve V.E.H, A.B.C. Dt. 27.09.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË


Nr. Akti 109

Tiranë, më 27.09.2019

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake ndaj të pandehurve

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datë 07.10.2019, ditë e Hënë, ora 13:30, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake e shqyrtimit të kërkesës për dërgimin e çështjes për gjykim, në ngarkim të:
TË PANDEHURVE:  1.Vangjel Elham HAJDERASI
                                 2.Arben Behar CUFE
TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2-22 të Kodit Penal.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurve Vangjel Elham HAJDERASI dhe Arben Behar CUFE, lidhur me seancën paraprake që do të zhvillohet në datë 07.10.2019, ditë e Hënë, ora 13:30, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTAR
BIB NDRECA