Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit E.(M)A. Dt. 26.03.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 71
Tiranë, më 26.03.2019

Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit Elis (Musa) ADEMI.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale me nr.regj.71, datë regjistrimi 25.03.2019, në ngarkim të: 
TË PANDEHURIT:  Elis (Musa) ADEMI, i biri i Kujtim dhe i Sanije, i datëlindjes 05.11.1986, lindur në Fier dhe banues në fshatin Zhupanë, Njësia Administrative Qendër, Fier.

I AKUZUAR: Për kryerje të veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 në lidhje me nenin 22 të K.Penal.  

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 349 të K.Pr.Penale,

URDHËRON:
1. Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Elis (Musa) Ademi, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 12.04.2019, ditë e Premte, ora 13:00 nëpërmjet depozitimit a. në Zyrën e Gjendjes Civile Njësia Administrative Qendër, Fier; b. në portën e shtëpisë së të pandehurit, fshati Zhupanë, Njësia Administrative Qendër, Fier, c. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; d. në faqen e internetit të të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

MILIANA MUÇA