Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit ARDIT XHELESHI Tiranë, më 28.12.2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 158                                                                                                                          Tiranë, më 28.12.2017

Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit ARDIT XHELESHI.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:

TË PANDEHURIT:  ARDIT XHELESHI
                                BLERIM OSMANI
                                   
                                    
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer ne bashkepunim,  mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 - 22 i Kodit Penal. 

Në seancën gjyqësore të datës 28.12.2017, gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 349 të K.Pr.Penale
URDHËROI:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Ardit Xheleshi, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 11.01.2018, ditë e Enjte, ora 12:00 nëpërmjet depozitimit a. në njësinë administrative Gjorice e Siperme, Bulqize; b. në portën e shtëpisë së të pandehurit, Gjorice e Siperme, Bulqize, Njesia Administrative Gorice 062, c. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; d. në faqen e internetit të të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

MARSELA BALILI