Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit D.U Dt.16.04.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË

Nr. Akti 76
Tiranë, më 16.04.2019

Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit Damjan UZUNOV.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale me nr.regj.76, datë regjistrimi 05.04.2019, në ngarkim të: 
TË PANDEHURVE: 1. Damjan UZUNOV, i biri i Mitkos, i datëlindjes 24.12.1995, lindur në Shkup dhe banues në Tiranë.
2. Genti MUCEKU

TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/2 e 22 dhe 236/2 të K.Penal.
Gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale

URDHËRON:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Damjan Uzunov, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 02.05.2019, ditë e Enjte, ora 10:00 nëpërmjet depozitimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

IRENA GJOKA