Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit K.V. Dt. 23.04.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË

Nr. Akti 86/7
Tiranë me date 23.04.2019

Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit Klaudio Veizaj.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale me nr.regj.86/7, datë regjistrimi 06.04.2018, në ngarkim të: 

TË PANDEHUR:  KLAUDIO VEIZAJ

TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar respektivisht nga nenet 333/a/2, 283/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal..
Gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale

URDHËRON:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Klaudio Veizaj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 08.05.2019, ditë e Merkure, ora 10:00 nëpërmjet depozitimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

IRENA GJOKA