Urdhër thirrje për gjykim i trashëgimtarëve të viktimës së veprës penale të ndjerit K.Ç. etj. dt 02.10.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë
Nr. Akti 100
Tiranë, më 02.10.2019
Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i trashëgimtarëve të viktimës së veprës penale/të ndjerit Kastriot Çiçi, shtetasit Flutura ÇIÇI, Ermal ÇIÇI, Lirela ÇIÇI dhe Xhenkino ÇIÇI
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për rigjykim çështja penale me nr.regj.100, datë regjistrimi 17.06.2019, në ngarkim të:
TË DËNUARIT: Gazmir KAREMANI
I DËNUAR: Për veprat penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, në bashkëpunim; “Vjedhja me armë”, në bashkëpunim, nëntëmbëdhjetë herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar përkatësisht nga nenet 79/c në lidhje me nenin 25, 140 në lidhje me nenin 25 (nëntëmbëdhjetë herë) dhe 278/2 të K.Penal, sipas ligjit të kohës kur janë kryer keto vepra penale.
NË DËM TË VIKTIMËS: Kastriot ÇIÇI
Gjykata në seancën gjyqësore të datës 02.10.2019, bazuar në nenin 138 të K.Pr.Penale,
URDHËROI:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të trashëgimtarëve të viktimës së veprës penale Kastriot Çiçi, shtetasit Flutura Çiçi, Ermal Çiçi, Lirela Çiçi dhe Xhenkino Çiçi, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 17.10.2019, ditë e Enjte, ora 11:00 nëpërmjet depozitimit a. në sekretarinë e gjykatës; b. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; c. në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
GJYQTARE
MILIANA MUÇA