Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit B. A. dt. 03.07.2018

Nr. Akti 83

Tiranë, më 03.07.2018

Lënda: Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit BEHAR ALIAJ.     

Në datë  12.07.2018, ditë e Enjte, ora 14:00,  në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, për çështjen penale në ngarkim të:
PANDEHURIT:  BEHAR ALIAJ, i biri i Remzi-ut dhe i Kajam-es, i datëlindjes 15.09.1985, lindur dhe banues në fshatin Ferras, Fier.
I AKUZUAR:  Për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b/1 të Kodit Penal.
Në dëm të: Viktimës (së supozuar) Edi Bostani.

Gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale

URDHËRON:

1. Njoftimin e aktit të thirrjes për seancën paraprake të të pandehurit Behar Aliaj, që do të zhvillohet në datë 12.07.2018, ditë e Enjte, ora 14:00, nëpërmjet depozitimit a. në njësinë administrative Levan, Bashkia Fier; b. në portën e shtëpisë së të pandehurit, fshati Ferras, c. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; d. në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTAR

BIB NDRECA