Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit D.U. Dt. 12.11.2018

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

Nr. Akti 117
Tiranë, më 12.11.2018

Lënda: Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit Damjan UZUNOV

Në datë  19.11.2018, ditë e Hënë , ora 14:15, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, për çështjen penale në ngarkim të:
1. Damjan UZUNOV, i biri i Mitkos, i datëlindjes 24.12.1995, lindur në Shkup dhe banues në Tiranë.
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/2 e 22 dhe 236/2 të K.Penal.
2. Genti MUCEKU
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”; Moskallëzim krimi”, parashikuar përkatësisht nga nenet 236/2 dhe 300 të K.Penal.
Gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale

URDHËRON:
Njoftimin e aktit të thirrjes për seancën paraprake të të pandehurit Damjan Uzunov, që do të zhvillohet në datë 19.11.2018, ditë e Hënë, ora 14:15, nëpërmjet depozitimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

MILIANA MUÇA