Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit D.U. Dt. 28.03.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË

Nr. Akti 7/117
Tiranë, më 28.03.2019

Lënda: Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit Damjan UZUNOV 

Në datë  05.04.2019, ditë e Premte, ora 12:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve:
1. Damjan UZUNOV, i biri i Mitkos, i datëlindjes 24.12.1995, lindur në Shkup dhe banues në Tiranë.
2. Genti MUCEKU
TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/2 e 22 dhe 236/2 të K.Penal.
Gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale
URDHËRON:
Njoftimin e aktit të thirrjes për seancën paraprake të të pandehurit Damjan Uzunov, që do të zhvillohet në datë 05.04.2019, ditë e Premte, ora 12:00, nëpërmjet depozitimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

MILIANA MUÇA