Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit Miklovan EJLLI. Dt. 01.11.2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 11
Tiranë, më 01.11.2017
         

Lënda: Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj të pandehurit Miklovan EJLLI.

Në datë  10.11.2017, ditë e premte , ora 13:30, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, për çështjen penale në ngarkim të:
TË PANDEHURIT: Miklovan EJLLI, i biri i Viktor dhe i Rregjinës, i datëlindjes 04.10.1986, lindur dhe banues në Barballush, Shkodër.
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Përndjekjes”, parashikuar nga nenet 110/a/2 dhe 121/a/2 të Kodit Penal.    
Në dëm të: Viktimës (së supozuar) Ludiana Gjoka.
Gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale

URDHËRON:

1. Njoftimin e aktit të thirrjes për seancën paraprake të të pandehurit Miklovan Ejlli, që do të zhvillohet në datë 10.11.2017, ditë e premte, ora 13:30 nëpërmjet depozitimit a. në njësinë administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës; b. në portën e shtëpisë së të pandehurit, fshati Barbullush, c. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; d. në faqen e internetit të të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE
MILIANA MUÇA