Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për seancën paraprake viktimës K. K dt. 05.07.2018

Nr. Akti 81

Tiranë, më 05.07.2018         

Lënda: Urdhër thirrje për seancën paraprake viktimës Klarida KULLAFI.
       
Në datë 16.07.2018, ditë e hënë, ora 12:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, për çështjen penale në ngarkim të:

TË PANDEHURVE:

1. Fitim DUMANI

I AKUZUAR:  Për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave të rritur”, në dëm të shtetases Klodiana Baho, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal.
“Trafikimi i personave të rritur”, në dëm të shtetases Klarida Kullafi, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. 

2. Suad MULAJ

I AKUZUAR:  Për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. 

3. Denis SHABA

I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndaj disa personave, parashikuar nga neni 114/2 i K.Penal.

Gjykata bazuar në nenin 332/a/1 të K.Pr.Penale,

URDHËRON:

1. Njoftimin e aktit të thirrjes për seancën paraprake viktimës Klarida KULLAFI, e bija e Pandeli dhe e Shpresa, e datëlindjes 22.12.1998, lindur në Letëm, Librazhd dhe banuese në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, që do të zhvillohet në datë 16.07.2018, ditë e hënë, ora 12:00, nëpërmjet afishimit në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

GJYQTARE

MILIANA MUÇA