Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër thirrje për të pandehurin Gianfranco Maiorano. Dt 26.06.2018

Nr. Akti 60
Tiranë, më 26.06.2018

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Paraprake, për shqyrtimin e kërkesës penale me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr.274 të Vitit 2016, kundër të pandehurit Gianfranco Maiorano, i biri i Salvatore dhe i Giovanna, lindur më 06.11.1967 në Brindisi, Itali, e banues në Brindisi, Via dei Salici nr.6, i akuzuar për veprën penale të për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”  parashikuar nga neni 297 i K.Penal.
Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N
Njoftimin e të pandehurit Gianfranco Maiorano, për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.06.2018, ora 13:00.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e informacionit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTAR

 Fran PRENDI