Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

PROCES-VERBAL

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 851/1 prot.                                                                                          Tiranë, më 30.03.2023

PROCES-VERBAL

I mbajtur sot, më datë 30.03.2023, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, salla e mbledhjeve, me pjesmarrjen e:

                        Irena               GJOKA                      Kryetare/Zv/Kryetare e Gjykatës

                        Etleva             DEDA                        Anëtare/Gjyqtare

                        Saimir             SHYTI                        Kancelari

Në prani të punonjësit të IT, Daniel Leka.

Asistuar nga sekretare Elsa Lita.

Kryetarja e deklaron të hapur mbledhjen e Këshillit të Gjykatës.

Është e pranishme në mbledhje edhe Kryetarja e Degës së Buxhetit, Znj.Dhurata Shehu.

Kryetarja Irena Gjoka: Me një kopje të projekt-buxhetit jeni njohur paraprakisht, e keni përpara, e shtrojmë për diskutim dhe miratimin e projekt-buxhetit, për kërkesat buxhetore, për PBA-në 2024-2026 për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Keni ndonjë për të diskutuar?

Anëtare Etleva Deda: Jam dakort, e diskutuam edhe dje.

Kryetarja e degës së buxhetit Dhurata Shehu: Çdo sektor i ka përgatitur vetë kërkesat, të cilat janë pasqyruar, të gjitha nevojat që kanë dhe për vitin tjetër dhe për vitet e ardhshme. Përsa i përket shtimit të personelit, për vitin e arrdhshëm kemi kërkuar 10 (dhjetë) ndihmësa ligjor fillimisht për gjyqtarët që janë tani aktual dhe pjesën tjetër për vitin 2025. Janë kërkuar edhe 3 (tre) shoferë meqenëse do të vijnë edhe tre makina të reja, të cilat i kemi kërkuar për vitin 2024. Është kërkuar edhe një specialist protokolli sepse ka dalë e domosdoshme që kjo gjykatë të ketë një specialist që të mbajë përgjegjësi dhe të përgjigjet për atë punë. Me kontratë të përkohshme kemi dy arkivistë të cilët do të bëjnë dixhitalizimin e pjesës së arkivës edhe një sanitare me orar pune 6 orë.  Kërkohet një specialist finance sepse sektori i financës është shumë i ngarkuar sepse ka gjithë ato fonde dhe ne jemi kategorizuar si gjykatë me nivel të lartë, është një strukturë shumë e veçantë dhe ka një buxhet akoma më specifik dhe në këto kushte një ekonomist nuk e përballon dot gjithë këtë flusk veprimesh. Për më tepër në disa raste mbingarkohet, bën dy procese që nuk i takon me ligj t’i bëjë, edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është evidentuar që strukutura e buxhetit është e papërshtatshme për veprimet që kryen sepse unë jam edhe rregjistruese edhe në rolin e nëpunësit zbatues që jap urdhër, është një konflikt i vogël interesi që zgjidhet nga sistemi i firmës së dyfishtë që është Kryetarja, i kalojnë nëpërmjet Kryetares, por gjithsesi paraprakisht duhet shmangur. Me kontratë të përhershme do të jenë 10 (dhjetë) ndihmësa ligjore, 1 (një) specialist protokolli, 1(një) specialist finance edhe 3 (tre) shoferë, ndërsa me kontratë të përkohëshme janë 2 (dy) arkivistë dhe 1 (një) sanitare. Ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve operative janë njëlloj si të vitit tjetër, të gjitha kërkesat e gjyqtarëve janë marrë parasysh, ndërsa për pjesën e skanerëve personal që u kërkua nga gjyqtarët, ne ofrojmë shërbimin e printimit dhe nuk na lejon që të marrim edhe skaner personal. Lidhur me kërkesën për grirëse letre, është vënë që të pajiset çdo gjyqtarë me grirësen e vet. Sistemi i BMS-së ka nevojë për rinovim sepse është i vjetër. Gjithsesi kjo është faza e parë e projekt-buxhetit, projekt-buxheti kalon dhe një fazë të dytë më konsoliduese, domethënë që kemi kohë që gjatë kësaj periudhë mund të bëjmë ndonjë ndryshim.

Kryetarja Irena Gjoka: Ta hedhim në votim?

Kancelari: Dakort.

Anëtare Etleva Deda: Dakort.

Kryetarja Irena Gjoka: Dakort.

Vendim: Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në mbledhjen e tij të datës 31.03.2023, bazuar në nenet 27, 28, 38 të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, si dhe në nenet 9, 10, 16 të vendimit nr.71, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”;

V E N D O S I:

1.Miratimin e projekt-buxhetit për vitet 2024-2026, faza e parë, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të relacionit shoqërues të përgatitur nga nëpunësi zbatues i kësaj gjykate, znj. Dhurata Shehu, duke u mbështetur në kërkesat dhe projektet e paraqitura nga grupet e punës të krijuara me urdhërin nr.94, datë 20.03.2023, “Mbi ngritjen e komisioneve për hartimin e kërkesave për PBA 2024-2026”.

2.Përcjelljen e tij pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda afateve të përcaktuara.

3.Ngarkohet nëpunësi i IT-së të bëjë publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në internet.

4. Ngarkohet Kancelari të marrë masat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

Kryetarja Irena Gjoka: Deklarohet e mbyllur mbledhja.

Tiranë, më 30.03.2023.

   Kancelari                       Anëtare/Gjyqtare              Kryetare/Zv/Kryetare e Gjykatës                        

  Saimir SHYTI                     Etleva DEDA                                  Irena GJOKA

  

    Sekretare

   Elsa LITA