VENDIM
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr.Prot 16 Datë 07.04.2021
V E N D I M
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar , bazuar në nenin 25, 27, 28, 38 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në RSH”, si dhe në neneve 8,9,10 të Vendimit të KLGJ ’’Për procedurat e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës’’
VENDOSI
- Mosndarjen e trupave gjykues të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të numrit të pakët të gjyqtarëve të Gjykatës sonë , aktualisht 5 gjyqtarë.
- Ngarkohet punonjësi i IT-së , të bëjë publikimin e vendimit në faqen zyrtare të Gjykatës në Internet.
Tiranë me 07.04.2021
Anëtar/Kancelar Anëtare/Gjyqtare
Saimir Shyti Iliriana Olldashi
Kryetare/Zv/Kryetare e Gjykatës
Irena GJOKA